Si ndodhi vrasja në Kavajë, pas alkoolit 60- vjeçari mori çiften dhe ekzekutoi të riun
Qyteti i Kavajës u trondit nga një vrasje mbrëmjen e sotme.
Mësohet se Marius Ismaili 29-vjeç u vra me çifte nga Xhevdet Lecini 60-vjeç.
Raportohet se dy personat që u përfshinë në sherr ishin nën efektin e pijes alkoolike dhe në debat e sipër Xhevdet Lecini qëlloi 26-vjeçarin për vdekje me armën e gjahut.
60-vjeçari është shoqëruar në polici.
Trupi i pajetë i të riut është transportuar drejt morgut të spitalit të Durrësit.
Viktima ka qenë i dënuar më parë për plagosje dhe është liruar disa muaj më parë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit, ku autori i dyshuar ka një lokal në pronësi.
Kavajë/Informacion Paraprak
Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.
Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.