S’ka tërheqje të 10%-shit nga Trusti, Kuvendi sërish s’e voton Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

360
fresco

Edhe sot ka dështuar të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Për këtë projektligj nuk pati kuorum në Kuvendin e Kosovës, pasi që për të votuan vetëm 60 deputetë, shkruan lajmi.net.

Votimi në dy lexime i këtij ligji do të siguronte edhe tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Bedri Hamza nga PDK shprehi gatishmërinë që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të harmonizohet bashkë me opozitën, ndërkaq që për 10 përqindëshin e Trustit të gjendet një zgjidhje tjetër.

Hamza propozoi që të futet një nen i veçantë në ligjin për të ardhurat personale, ku mundësohet tërheqja e këtyre mjeteve. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Hamza tha se qeveria do ta kishte përkrahjen e PDK-së.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se ky ligj nuk përfshinë vetëm tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti dhe se ky nuk është qëllimi i vetëm.

Ajo tha se situata e imponon emergjencën e votimit të këtij projektligji.

Në mungesë kuorumi, ky ligj do të votohet në një nga seancat e radhës. /Lajmi.net/

Comments