Skënderbeu dënohet me 10 vjet jashtë Evropës dhe 1 mln euro për kurdisje të ndeshjeve

403

Nëpërmjet një relacioni zyrtar, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka lajmëruar ditën e premte se le ne fuqi vendimin e UEFA-s, të marrë në 29 mars, që e shpalli fajtor Skënderbeun për disa ndeshje të kurdisura në Kupat e Evropës, duke e dënuar me 10 vjet mospjesëmarrje në garat evropiane dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh.

Një vit më parë Skënderbeu kërkoi nga CAS-i që të hiqej ky dënim duke u mbrojtur me faktin se nuk kishte prova te mjaftueshme për të vërtetuar këtë gjë.

Korçaret u përfaqësuan në Lozanë për këtë çështje nga një zyrë avokatie me shumë emra, por mesa duket sistemi i monitorimit të UEFA-s për koeficientet e basteve ka qenë një prove e fortë dhe e pakundërshtueshme për CAS-in.

“Në baze të dëshmive ne dispozicion Paneli i KAS mund te konfirmoje se Skënderbeu është përgjegjës për kurdisjen e ndeshjeve dhe dënimi i dhënë nga UEFA ishte i justifikuar. Ne e rrëzojmë apelin dhe konfirmojmë dënimin”, thuhet në vendimin e dhënë.

Dënimi i dhënë për klubin e Skënderbeut është historik. Përveç se është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë për një klub, është një precedent për dënim që i referohet si fakt lëvizjeve të koeficienteve. Kjo shënon edhe një etapë të re në mënyrën sesi UEFA kërkon të luftoje manipulimin e rezultateve në eventet e saj.

Ndërkohë nga ana e saj skuadra korçare ka si synim të çojë këtë çështje deri në Gjykatën Federale të Zvicrës që është dhe shkalla më e lartë e drejtësisë, tashmë jo thjesht sportive. /Top Channel/

Comments