Sondazhi i ri i PIPOS: Vetëvevendosje e para, PDK mbi LDK-në

123

PIPOS ka prezantuar sondazhin e ri për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Sondazhi më i ri i PIPOS, që u prezantua ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, e nxjerr sërish Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41,60 % të votave.

Nëse ky rezultat krahasohet me atë të sondazhit të kaluar, që po ashtu u prezantua në Klan Kosova, del se Lëvizja Vetëvendosje ka rritje prej 0,5 % më shumë.

Në këtë sondazh të realizuar nga PIPOS del sërish PDK-ja e dyta me 20, 10 % që në krahasim me atë paraprak ka rënie.

Nisma e Fatmir Limajt nuk do të kalojë pragun në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas hulumtimit më të ri të PIPOS.

Nga 3000 të anketuar, Nisma mori vetëm 1.5 për qind.

Comments