Sot dy çerekfinalet e Ligës së Evropës, luan Interi e Man Utd

53

Dy çerekfinalet e para të Ligës së Evropës luhen sonte me fillim nga ora 21:00.

Interi do të përballet me Bayer Leverkusenin në ‘Merkur Spiel-Arena’. Sfidë jo e lehtë për Zikaltërit, ashtu siç e potencoi edhe trajneri Antonio Conte gjatë konferencës së djeshme.

MÖBEL THEMA

Aspirinët kanë një skuadër të mbushur me talentë, prandaj pritet një ndeshje tejet interesante.

Ndërkohë, Manchester United pritet ta ketë të lehtë kalimin në fazën tutje – pasi përballet sonte me Copenhagen.

Kujtojmë se turneu i Ligës së Evropës po mbahet në Gjermani dhe luhet me vetëm një ndeshje. /Lajmi.net/

Comments