Sot mbi 160 raste në Maqedoni, a po ndodhë vala e dytë e koronavirusit?

335

A po ndodhë vala e dytë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, pasi që po vijon rritja e numrit të personave të prekur nga koronavirusi.

Televizioni Kanal5 informon se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 160 raste, përcjell INA. Por këto shifra sic thuhet nuk janë zyrtare dhe se pritet deklarimi i tyre final nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga këto mbi 160 raste, rreth 100 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup dhe rrethinë. Një burim i shëndetësisë theksoi për Kanal5 se janë të habitur nga numri i rritur i të infektuarëve sidomos në Shkup.

MÖBEL THEMA

Autoritetet kanë apeluar që qytetarët të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha rekomandimet dhe protokollet për siguri dhe përkujdesje, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Gjatë ditës pritet shpallja e të dhënave zyrtare.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 120 raste, ku numri më i madh ka qenë në Shkup. Të bartet maska si obligative në cdo hapësirë të mbyllur, marketet të mos lejojnë qytetarët pa maska, po ashtu edhe tregjet të respektojnë masat e tilla.(INA)

Comments