Sot në Tiranë, protesta e dytë për shembjen e Teatrit

53

Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë protestën e dytën pas shembjes së godinës.

Pas një dite ‘pauzë’, kjo në respekt të besimtarëve mysliman pasi e marta përkonte me natën e Kadrit, Aleanca do të zbresë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Ministrisë së Brendshme.

MÖBEL THEMA

Krah tyre, ashtu sikurse edhe në protestën e kaluar, do të jetë edhe opozita, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Protesta e kaluar u mbajt në orën 16:30 dhe zgjati për mbi 2 orë, ku nuk munguan disa incidente të vogla, por që në tërësinë e saj u karakterizua me qetësi.

Comments