Spasovski: Mbetet në fuqi vendimi i fundit i Qeverisë që kufijtë të jenë të hapur pa kushte

575

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka bërë të ditur se Qeveria nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë. Ai më tej ka theksuar se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje.

“Komisioni Për Sëmundje Infektive është duke mbledhur informacione të detajuara dhe është duke bërë analiza. Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjell vendim i cili do të ishte politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tash, të bazuara nga personat adekuat si dhe nga epidemilogët. Nëse vlerësohet së duhet të merret ndonjë masë e veçantë, atëherë ne do ta diskutojmë në Qeveri”, ka deklaruar kryeministri teknik Oliver Spasovski. /SHENJA/

Comments