Spasovski: Situata nën kontroll, pacientja është trajtuar në pajtueshmëri me të gjithë rekomandimet

452

Kryeministri Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se situata është nën kontroll, ndërsa pacientja me koronavirus është trajtuar në pajtueshmëri me të gjithë rekomandimet.

“Institucionet janë të gatshme të reagojnë menjëherë. Apeloj që qytetarët tërësisht t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë moment është shumë e rëndësishme që vetëdijesimi tek të gjithë të jetë në nivel të lartë, posaçërisht lidhur me rekomandimet, por edhe lidhur me sjelljen e përgjegjshme”, potencoi Spasovski.

Comments