Strugë- Qafë Thanë, s’mbahet premtimi për rrugën

259

Në vend që të ndërtojë rrugë të re, shteti vetëm do ta sanojë rrugën ekzistuese nga Struga deri në vendkalimin kufitar Qafë Thanë që na lidhë me Shqipërinë shkruan Alsat. Ky aks ka qenë në gjendje të keqe për vite të tëra, veçanërisht gjatë rreshjeve të shiut dhe borës. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore tani me premtime të reja, se punimet do të fillojnë në vitin 2020, por kur saktësisht – nuk tregojnë.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore:

MÖBEL THEMA

“Rruga Podmolje-Strugë-Qafë Thanë do të financohet me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Për momentin po punohet në dokumentacionin projektues për sanimin e rrugës ekzistuese “.

Banorët e vendbanimeve të afërta që gravitojnë rreth këtij aksi për Alsat u kërcënuan se do ta bllokojnë rrugën nëse nuk fillojnë ndërtimet deri në fund të këtij viti.

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore fillimisht njoftuan se ndërtimet do të fillojnë deri në fund të këtij viti, por megjithëse moti ishte i qëndrueshëm, kjo nuk ndodhi. Këtë rrugë , e cila përveç që të çon drejt pikës tonë kufitare më të ngarkuar me Shqipërinë, banorët e Shumit, Ladorishtë, Teferiçit, Frangovës dhe fshatrave të tjera më të mëdha e përdorin atë çdo ditë.

Comments