Nga Ubejd Gashi Mitrovicë
Studjuesi Thomas Arnold, para 100 viteve kishte shkruar se Islami është përhap pa imponim tek shqiptarët dhe çdokund.
Pastaj kishte shkruar se pranimi i Islamit ka ndikuar pozitivisht tek shqiptarët, sepse ishte faza e asimilimit të shqiptarëve në sllavë.
Dhe se Islamin e pranuan shqiptarët ortodoksë. Këto të vërteta shkencore i kishin thënë edhe më herët disa shkencëtar të vërtetë shqiptarë.Por, historia zyrtare politike bizantinase dhe romake propagonte të kundërtën.
Edhe sot propagon të kundërtën.Në promovimin e përkthimit të librit , historianët tanë që ishin prezent i vërtetuan këto të vërteta shkencore.
Dhe, nëse është pranuar Islami pa imponim, kështu duhet të shkruhet në librat e historisë.Dhe, nëse Islami na ka shpëtuar nga asimilimi sllavë e ortodoks,kjo duhet të shkruhet dhe , nëse kemi qenë ortodoksë, edhe kjo duhet të thuhet.
Ose, bile të logjikohet. Ka kaluar koha e moslogjikimit dhe e mosguximit nga serbët dhe kuadrot politike kumrovecianiste të tyre. Duhet të kalojë koha e frikës nga pakica.
Ata që e shkruanin historinë zyrtare antishkencore , është vërtetuar se ishin në shërbim antikombëtar.
Ata që ende janë duke e thënë të pa vërtetën, janë ende në shërbim kundër këtij kombi.
Vetë logjika e thotë.