Sulmohet në Serbi autobusi me udhëtar shqiptarë

736

Autobusi i linjës Kosovë-Slloveni ‘R.Gashi’ është sul muar mbrëmë përderisa po kalonte transit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë.

Autobusi që ishte me udhëtar kosovar dhe linjë e rregullt është sul muar nga serbët afër Batajnicës të cilët kanë gju ajtur me gurë.

Siç shihet në këto fotografi të siguruara nga Indeksonline, xhami i përparmë i autobusit është dëmtuar për shkak të su lmit.

Pas su lmit, në vend ngjarje kanë dalë Policia e Serbisë dhe janë marrë me rastin.

MÖBEL THEMA

Menaxheri i kësaj kompanie, Ilir Gashi për Indeksonline ka konfirmuar su lmin duke dhënë detaje se si ka ndodhur ai.

“Unë nuk kam qenë në udhëtim, por siç kam biseduar me shoferët, disa qytetarë serbë me gurë mbi urë kanë goditë pjesën e përparme të xhamit të autobusit. Nuk i dimë arsyet, përveç që jemi shqiptar e po e shohin firmë shqiptare. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se udhëtarët kanë pritur një orë deri sa Policia e Serbisë ka bërë procesin e rastit dhe me pas kanë vazhduar rrugën drejt Sllovenisë.

“Nuk ka lëndime asgjë serioze, përveç xhamit të përparmë të autobusit”, ka shtuar Gashi.

Nuk është hera e parë që autobusët nga Kosova më udhëtarë që kalojnë nëpër Serbi të sulmohen.

Comments