Super Milot Rashica, me dy gola i sjell fitoren Werderit

158

Werder Bremen ka mposhtur Wolfsburgun me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Bundesligës.

Milot Rashica ishte lojtari i ndeshjes me dy gola të shënuar, shkruan Indeksonline.

Futbollisti kosovar realizoi në minutën e 13-të nga penalltia dhe golin e fitores në minutën e 83-të.

 

 

MÖBEL THEMA

Golin tjetër për Werderin e realizoi Bittencourt në minutën e 39-të.

Golat për vendasit i realizuan Weghorst në minutën e 36-të dhe William në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, Werderi është në vendin e 12-të me 14 pikë. /IndeksOnline/

Comments