Suspendohen eprorët e Policisë në Gjilan, për vdekjen e familjes Bllaca

565

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomnaduar që të suspendohen eprorët e Stacionit Policor në Gjilan, shkruan IndeksOnline.

MÖBEL THEMA

Mënjëherë pas kërkesës së tyre, Kolonele Elmina Mahmuti ka suspenduar për shtatëdhjet e dy orët eprorët e këtij stacioni.

“Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve në bashkpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës , ku me këtë rast Kolonele Elmina Mahmuti ka suspenduar për shtatëdhjet e dy (72) orë (komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil- në Gjilan) , lidhur me dyshimet me rastin e vrasjes së katërfisht,respektivisht një vetëvrasje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

Comments