Tabelat në gjuhën shqipe të kufizuara!

226

Tabela në gjuhën shqipe nuk do ketë në ato komuna që kanë më pak se 20% të poullatës që flet atë gjuhë.
Kështu u shpreh sot titisti me kostum reformatori Zajko, për tebelat në gjuhën shqipe në ato lokalitete që nuk kalojnë 20% të popullsisë.
Sipast tij Manastiri, Resnja, Ohri, Prilepi e të tjera vendbanime autoktone shqiptare përjashtohen nga e drejta e përdorimit të gjuhës amtare në përdorim zyrtar.
Kjo është shfaqje e hapur e shovinizmit dhe antishqiptarizmit për gjuhën dhe kulturën shqiptare në këtë cep të Ilirisë së lashtë.

Sipas ligjit për gjuhët ashtu është, pasi tradhëtia ka ndodhur që me ndryshimet kushtetuese kur subjektet politike shqiptare pa përjashtim në emër të integrimeve europiane, sakrifikuan dhe groposën identitetin kombëtar e gjuhësor me ato ndryshime në kushtetutë që lanë si ”shpatë e Domokleut” mbi kokat e shqiptarëve nenin e përdorimit të gjuhëve të 20%.

MÖBEL THEMA

Prononcimi i sotëm i skuthit Zajko për përdorimin e gjuhës shqipe është pasojë e ligjit për gjuhët që me aq bujë e proklamuan partitë politike shqiptare, kufizon përdorimin e gjuhës shqipe në disa komuna dhe jo në tërë territorin.

Ky është peshqeshi që subjektet politike shqiptare i dhuruan shqiptarëve ligje gjysmake dhe një kushtetutë të njëanëshme që mbron dhe siguron supremacinë e kombit dhe gjuhës sllave nga të tjerët.

Medai Shaholli

Comments