Taravari: Duket se situata po del jashtë kontrollit, Qeveria të mos e faturojë gabimin e saj te qytetarët

370

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët njëherit dhe neurolog me profesion, Arben Taravari ka vlerësuar se situata me Kovid-19 në vendin tonë po del jashtë kontrollit, pasi siç thotë “në vetëm disa ditë është rritur në mënyrë dramatike numri i të infektuarve me COVID-19”.

Këtë e situatë Taravari e sheh si rrezik për të përjetuar një disfatë me përmasa të paimagjinueshme nga askush, ndërkaq ka shtuar se “më fort se kurrë i bën apel Qeverisë, që të ndalojë sjelljen pasive dhe të mos faturojë gabimin e saj vetëm tek sjellja e qytetarëve!”.

MÖBEL THEMA

Më tej ai ka kërkuar nga Qeveria që:

“Që të organizohen urgjentisht grupe patrullimi të cilët do të monitorojnë në vend zbatimin e masave dhe këto grupe duhet të FUNKSIONOJNË jo sipas miqësive por sipas dispozitave ligjore! Duhet urgjentisht që Qeveria të marrë në dorë situatën duke mos e parë më këtë gjendje si një dokumentar të largët por si një realitet aktual. Njerëzit kanë nevojë të ndjejnë praninë e një shteti që kujdeset dhe jo te një shteti që nuk menaxhon dot pandeminë. Nuk është normale që të kërcënohet me rivendosje të izolimit total duke bllokuar përsëri ato ekonomi të brishta që janë në greminë por nga ana tjetër duhet të bëhet inspektim serioz 24 orë në të gjithë vendin dhe të penalizohen të gjithë ata persona që nuk zbatojnë masat e vendosura”, thuhet mes tjerash në reagimin e Taravarit.

Comments