Të ardhurit nga Britania në BE të karantinohen, kërkon Angela Merkel

625

Komentet e lideres gjermane vijnë në një kohë kur Agjencia e Kontrollit të Sëmundjeve tha se varianti Delta i koronavirusit do të shkaktojë 90% të rasteve në BE në muajin gusht.

Angela Merkel tha sot se udhëtarët nga Britania drejt BE duhet të karantinohen pas paralajmërmeve për variantin Delta të koronavirusit.

Para samitit me liderët e BE, kancelarja gjermane tha se kërkonte koordinim më të mirë për të luftuar përhapjen e variantit të ri më të transmetueshëm, që është shfaqur në Britani dhe tani pritet të zbresë në bllok.

“Në vendin tonë nëse vjen nga Britania, duhet të hysh në karantinë. Megjithse kjo nuk ndodh në të gjitha vendet evropiane, do të desha ta shikoja të bëhej”, tha Merkel në dhomën e ulët të parlamentit gjerman Bundestag.

Merkel kritikoi Portugalinë ku ditët e fundit ku hyrja e turistëve britanikë është lejuar pa karantinë, teksa dhe qeveria franceze lejon britanikët e vaksinuar me dy doza të hyjnë ne vend pa shkuar në izolim.

Merkel bëri gjithashtu thirrje për qëndrim të unifikuar evropian ndaj udhëtarëve britanikë, teksa Dr Andrea Ammon, kreu i qendrës evropiane të parandalimit të sëmundjeve tha se varianti Delta me shumë gjasa do të përhapet mes të rinjve këtë verë, dhe paraljamëroi se njerëzit me vetëm një injeksion vaksine janë të rrezikuar.

Ammon tha se mbeten ende shumë njerëz në grupet e rezikuara që nuk janë vaksinuar plotësisht.

“Varianti Delta është më i transmetueshëm se të tjerë në qarkullin dhe ne llogarisim se deri në fund të gushtit ai do të përfaqësojë 90% të të gjitha viruseve Sars-CoV-2 në Bashkimin Evropian,” tha Ammon.

FOTO GALERI
1/3

Angela Merkel tha sot se udhëtarët nga Britania drejt BE duhet të karantinohen

Comments