“Të gjithë i kemi nga dy-tre milionë”, shumë zyrtarë të shtetit deklarojnë pasuritë e tyre milionëshe

93

Në bazë të deklarimit të pasurisë shumë zyrtarë të shtetit kanë pasuri milionëshe.

Pak kohë më parë, deklaroi që kishte pasuri milionëshe.

E ish – deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, edhe zyrtarisht ka deklaruar se i posedon milionat.

Agjencia Kunder Korrupsionit, ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë.

Këtu, Xhavit Haliti, ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme, në vlerë afër 1 milionë e gjysmë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Por, ndryshe nga Haliti, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha duket se ka halle të tjera.

Në deklarimin e pasurisë, Berisha ka deklaruar se ka dy kredi, që kapin vlerën e afër 95 mijë euro.
Berisha po ashtu ka deklaruar se ka një tokë në pronësi të përbashkët, prej 4 hektarë, në vlerë prej 500 mijë euro, trashëgimi familjare si dhe një banesë 55 metra katrorë, në vlerë prej 30 mijë euro, të blerë në vitin 2007.
Por, pasuri milionëshe, duket se gëzon edhe ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi.
Abrashi ka deklaruar 1 milionë e 11 mijë euro pasuri të paluajtshme në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Këtu përfshihen një shtëpi, tri banesa dhe mbi 30 ari tokë.
Po ashtu, Abrashi ka deklaruar edhe 75,504 euro para të gatshme në banka, të cilat i ka kategorizuar si pasuri familjare dhe trashëgimi.
E shumë më i varfër, po del të jetë një ish–ministër.
Ish–Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se mban 1 mijë euro para të gatshme në bankë, ndërsa në emër të bashkëshortes ka deklaruar 500 euro të tjera.

Ndërkaq pasuri të paluajtshme ka në vlerë mbi 400 mijë euro.
Pak para në bankë ka të deklaruara edhe shefi i partisë së Vitisë, Albin Kurti.
Ish– kryeministri i vendit dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, para të kursyera në bankë ka deklaruar mbi 900 euro ndërsa më kursimtare është treguar bashkëshortja e tij e cila ka mbi 9 mijë e 600 euro.
Ndërkohë, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka deklaruar se i posedon tri banesa, që sipas tij, janë pronë e përbashkët e familjes.
Ndërsa para të gatshme në bankë, Hoti ka deklaruar se në dy banka në Kosovë, i ka afër 4 mijë euro.
Hoti po ashtu ka deklaruar, se ka një kredi në vlerë 16 mijë euro, në një nga bankat e vendit.
Ndërkohë, e para e Kuvendit, Vjosa Osmani, në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, ka deklaruar që ka blerë një parcele toke afër 5 ari, në vlerë prej 100 mijë eurove.
Sipas Osmanit, kjo parcelë është blerë nga kursimet e përbashkëta me bashkëshortin.
Ndërsa para të gatshme në bankë, Osmani ka deklaruar mbi 6 mijë euro dhe mbi 6 mijë dollar.
E në pasuri të paluajtshme, në 2019 duket se ka investuar edhe i pari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka deklaruar se ka blerë një banesë në vlerë mbi 85 mijë euro, për të cilën, sipas tij, ka hyrë në kredi.

Ndërsa para të gatshme, Veseli i deklaroi mbi 7 mijë euro, dhe mbi 8 mijë të tjera në emër të bashkëshortes.

Ndërkohë, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar afër 1 milion euro pasuri të paluajtshme dhe mbi 71 mijë euro para të ruajtura.
Nga AKK, po ashtu kanë bërë me dije që 63 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 6 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa 27 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Comments