Televizioni publik gjerman: Në Kosovë koronavirusi ka dalë jashtë kontrolle – Çdo ditë ndodhin nga 12 vdekje
Televizioni Publik gjerman “ZDF” ka raportuar për situatën me koronavirus në Kosovë.
Sipas këtij raporrtimi situata me COVID ka dalë jashtë kontrollit.
Mediumi gjerman në raportimin e tij thekson se nga afër 2 milionë banorë sa ka Kosova, ndodhin çdo ditë nga 12 vdekje nga COVID-19.
Raportimi shton se ngritja e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve vjen si pasojë e çlirimit të masave anti-COVID nga qeveria në fillim të qershorit.
“ZDF” po ashtu përshkruan edhe gjendjen e rëndë nëpër spitale, duke theksuar se ka mungesë të respiratorëve.
Linku i plotë i raportimit:
https://www.zdf.de/nachrichten/heute-in-europa/kosovo-corona-ausser-kontrolle-100.html