Tërmkolli: Qenka zgju Kurti në krah të majtë

99

Melihate Tërmolli e Lidhjes Demokratike të Kosovës si duket nuk e ka pëlqyer video mesazhin që sot e ka publikuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Tërmkolli pas publikimit të mesazhit, ka shkruar se Kurti sot është zgjuar në krah të majtë.

MÖBEL THEMA

Ajo thotë se kjo është qasja që ka Kurti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më tutje, ajo shton se kjo nënkupton që do të ketë një koalicion mes LV-së dhe partive të koalicionit PAN.

“Qenka zgju Kurti në krah të majtë! “Merre ose lëre” do të thotë “lëre”. Pajtohem, por kjo është qasja e tij ndaj LDK-së. No pasaran Albin! Të bëftë mirë VPAN-i!”, shkroi e njejta./GazetaExpress/

Comments