Tetë të vrarë nga të shtënat në një universitet në Rusi

112

Së paku tetë persona u vranë, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një universitet në qytetin Perm të Rusisë. Komiteti Hetues i Rusisë tha se sulmuesi u plagosu gjatë kapjes. “I dyshuari është identifikuar. Gjatë arrestimit të tij, ai rezistoi dhe u plagos”, tha Komiteti Hetues, por pa dhënë më shumë detaje.

Sipas mediave lokale, personi i armatosur hyri në një nga ndërtesat e universitetit dhe hapi zjarr.

Qyteti Perm, me rreth 1 milion banorë, ndodhet rreth 1,400 km në verilindje të Moskës.

Moebel THEMA

Sulmi është i dyti i madh në një shkollë ruse brenda katër muajsh.

Në maj, Ilnaz Galyaviev sulmoi një shkollë në Republikën e Tatarstanit, duke vrarë nëntë persona.

(Foto: AP)

Comments