Thaçi: Ma prenë rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë – ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviqit

111

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në adresimin e tij të parë pas propozim-aktakuzës për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë deklaroi se nuk do të ketë qoftë edhe një provë të vetme në adresën e tij.

Thaçi mes tjerash deklaroi se ligji i vetëm që ka shkelur është i Millosheviqit, njofton Klan Kosova

“Por, një gjë është e sigurt: nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë qoftë edhe një provë të vetme në adresën e Hashim Thaçit për shkelje të ndonjë ligji”.

“Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviqit”.

Presidenti në fjalimin e tij emocionues drejtuar qytetarëve deklaroi se ia prenë rrugën drejt Uashingtonit.

MÖBEL THEMA

“Kosova po hyn në një kapitull të ri dhe aspak të lehtë. Por kjo nuk është asgjë e re, pasi historia jonë ka pasur shumë periudha të vështira. Ky është një kapitull i ri edhe për mua dhe në këto momente ende nuk e di se sa i vështirë do të jetë.

“Por, unë jam gati ta shkruaj këtë kapitull me të vërtetën time përballë kujtdo qoftë. Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës?”

“Rrugën ma prenë. Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës”.

Thaçi mes tjerash deklaroi se asnjë krim i supozuar apo i kryer nga kushdo nuk e justifikon linçimin publik.

“Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik. Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë”, deklaroi Thaçi.

Comments