Thaçi: Nëse e kërkon Gjykata Kushtetuese, unë do të jap edhe dorëheqje

131

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se mund të japë dorëheqje nga posti i tij si shef i shtetit.

Thaçi ka thënë se do të veprojë në përputhje me vendimin që do ta marrë Gjykata Kushtetuese e vendit, përkitazi me dekretin që ai ka shpallur për ta mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të ri të vendit.

MÖBEL THEMA

Ai ka deklaruar në Rtv Dukagjini se do të japë dorëheqje, nëse një gjë të tillë ia kërkon Kushtetuesja.

“Edhe nëse më kërkohet dorëheqja nuk është fundi i botës”, është shprehur Thaçi. /Express/

Comments