Thaçi nesër homazhe në Reçak, pak ditë pasi Vuçiqi mohoi masakrën

84

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të bëjë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak.

MÖBEL THEMA

Kjo masakër ka përvjetorin në muajin janar, teksa Thaçi ka njoftuar se do të bëjë homazhe nesër, në orën 11:30, në kompleksin përkujtimor.

Kjo vizitë e Thaçit vie pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mohoi këtë masakër duke e quajtur trillim.

“Në ora 11:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në kompleksin Përkujtimor në Reçak”, thuhet në njoftimin e presidencës

Kreu i shtetit kishte reaguar pas deklaratave të Vuçiqit duke thënë se “zyrtarët nga Serbia po mohojnë disa prej krimeve më të këqija kundër civilëve që ndodhën në Evropë, si në Reçak, të konfirmuara nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë”. /Lajmi.net/

Comments