Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes, është mesazh për paqe me Serbinë

324

Dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq sot kanë të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit në Mynih të marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën,raporton Gazeta Express.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se me këtë arritje të marrëveshjes rajoni do të ketë paqe dhe zhvillim ekonomik.

MÖBEL THEMA

“Është një hap tjetër i kësaj marrëveshjeje së sotme të të progresit pas linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme e hekurudhave dhe autostradave është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres dhe vende të punës, çka i duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Serbi”, ka thënë ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Comments