Thaçi tregon se çfarë ndodhi në intervistimin e tij 6 orësh

300

Pas gjashtë orësh ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

MÖBEL THEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas intervistimit të tij në Hagë është deklaruar për medie.

Ai ka bërë të ditur se sot ka qenë vetëm çështje fillestare ku janë sqaruar disa çështje teknike, raporton lajmi.net.

Thaçi ka bërë të ditur se edhe nesër do të vazhdojë intervisitmi i tij.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit, zotëri Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese teknike e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që do të vazhdojë edhe nesër”, tha Thaçi. /Lajmi.net/

Comments