“Treg i armëve” në Suharekë, policia gjatë bastisjes gjënë armë e municione

181

Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar: 5 shufra të metalit, 6 elektroshokë, 14 pako municion të pushkëve ajrore, 1 dylbi (të armës së zjarrit), 47 thika, 16 boksa të metalit, 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve, 4 këllëf për shufër, 27 këllëf të armës, 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë.

MÖBEL THEMA

I dyshimti F.H., i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë./Indeksonline/

 

 

Comments