Trump: Gjeneralët tanë besojnë se shpërthimi në Bejrut ishte sulm

231

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se zyrtarët e ushtrisë amerikane i kanë thënë atij se shpërthimi masiv në Bejrut duket të ketë qenë sulm, ndonëse nuk ofroi shumë hollësi për atë se si është arritur në këtë përfundim.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se është informuar nga gjeneralët ushtarakë dhe se ata po besojnë se shpërthimi nuk ishte aksident, shkruan “USA Today”, transmeton Gazeta Express.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Sipas tyre – ata do ta dinin më mirë se unë – duket se po mendojnë që ishte një sulm. Ishte një bombë e një lloji të caktuar”, tha Trump.

“Duket si një sulm i tmerrshëm. Lutjet tona shkojnë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për t’i asistuar Libanit”, shtoi ai.

Ndonëse shkaktari i shpërthimit nuk është caktuar akoma zyrtarisht, Abbas Ibrahim, shef i Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, tha se incidenti mund të jetë shkaktuar nga materiali shpërthyes që ishte vendosur në një depo pasi ishte konfiskuar nga një anije.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha se është e papranueshme që një sasi prej 2,750 tonësh të nitratit të amonit të qëndrojë për gjashtë vjet në një depo pa masa parandaluese, duke e rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Comments