Turqit zbulojnë ilaç për trajtimin e Parkinsonit dhe Alzheimerit

209

Shkencëtarët turq kanë zbuluar një ilaç që redukton efektet negative të një numri sëmundjesh siç janë Parkinsoni, Alzheimeri dhe depresioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Një ekip ekspertësh nga Universiteti Ataturk në Provincën Erzurum publikoi lajmin pas studimeve dhe eksperimenteve laboratorike disa vjeçare.

“Eksperimentet e zbatuara në kafshë tashmë kanë vërtetuar se ilaçi redukton efektet negative të sëmundjeve të tilla si depresioni, Parkinsoni dhe Alzheimeri”, tha rektori Ömer Çomaklı.

MÖBEL THEMA

Ai tha se patentat ndërkombëtare janë marrë nga Japonia dhe SHBA-të, si dhe shpjegoi se testet treguan se ilaçi kishte një efekt mbrojtës në qelizat e trurit që përmbajnë neurotransmetues të glutamatit të lartë.

Ilaçi do të jetë gati për përdorim sapo të përfundojë faza klinike e testimit, kurse Çomaklı tha se shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Çomaklı tha gjithashtu se emri i ilaçit të ri tashmë ishte caktuar, por se për publikun do të shpallet më vonë.

Ky është ilaçi i parë indigjen i mjekësisë turke, ndërkaq stafi nga Universiteti i Erzurumit thotë se janë krenarë për projektin që do t’i shërbejë gjithë njerëzimit.

Comments