U futën në shtëpi për të vjedhur, pronari i saj i bën për spital katër hajnat – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

332

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një shtëpie private ka kapur momentin, kur pronari i shtëpisë rrah brutalisht katër hajna të armatosur – duke i detyruar të largohen nga prona e tij që e kishin për cak për ta plaçkitur.

Në video shihet Asif Ali duke u konfrontuar me hajnat të cilët i godet vazhdimisht. Ky 35-vjeçar arrin madje t’i zmbraps nga prona, edhe pse njëri prej tyre tenton t’i vërsulet me thikë.

MÖBEL THEMA

Ky biznesmen nga Rochdale, ka pranuar për mediat angleze se si është munduar të mbrojë gruan e tij 30-vjeçe e identifikuar si Charlotte, e cila ishte në gjumë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë.

Ali ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën se qytetarët do ta ndihmojnë atë dhe policinë për t’i kapur sulmuesit, madje ka ofruar shpërblim prej 5 mijë funteve për këdo që ka informacione që do të qonin në kapjen e tyre. /Telegrafi/

Comments