Valon Berisha dhe Dusseldorf të pafat, e nisin me barazim kundër Paderborn
Fortuna Dusseldorf dhe Paderborn kanë luajtur baras pa gola.
Ndeshja e parë për Valon Berishën pas daljes nga pandemia shkoi për mrekulli, por ashtu nuk ishte edhe rezultati final për skuadrën e tij.
Mesfushori kosovar pati paraqitje fenomenale, por fati i mungoi, pasi shtylla ia mohoi dy herë golin atij, shkruan lajmi.net.
Dusseldorf pati mundësitë e saja për shënim, por nuk ishte e thënë që të gjente golin sot.
Dusseldorf – Paderborn ishte ndeshja e vetme në xhiron e parë të Bundesliga pas bllokadës, që përfundoi pa gola.
Kështu, dy skuadrat ndanë nga një pikë dhe tashmë Dusseldorf numëron 23 pikë për pozitën e 16, kurse Paderborn mbetet me 17 pikë në pozitën e fundit. /Lajmi.net/