Vazhdon gjykimi për aksidentin në Llaskarcë, flasin dëshmitarët
Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi kundër kompanisë transportuese “Durmo Turs”, për shkak të aksidentit në Llaskarcë ku mbetën të vdekur 16 udhëtarë.
Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.
Për seancën e sotme janë ftuar dëshmitarët okularë të dëmtuar, ndërsa duhet të dëgjohen edhe si dëshmitarë të ndodhisë.
Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.