Vdes babai i Khabib Nurmagomedov pas komplikimeve me COVID-19

126

Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap, ka ndërruar jetë në spital pas komplikimeve nga një infeksion që rrjedh nga koronavirusi, në moshën 57 vjeçare.

MÖBEL THEMA

Trajneri legjendar ishte shtruar në spital në Moskë për disa javë, pasi pësoi një sulm në zemër pas infektimit me COVID-19.

Vdekja e tij është bërë e ditur nga udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, me një mesazh ku shkruhej: “Lajmet e trishtueshme arritën tek unë, miq, Abdulmanap Nurmagomedov është larguar nga kjo botë”, përcjell lajmi.net.

“Nga i gjithë populli çeçen, ofroj ngushëllimet e sinqerta familjes së Abdulmanap Magomedovich”.

“Ai na la, duke lënë pas një emër të mirë dhe duke rritur një brez të denjë”./Lajmi.net/

Comments