Vëllavrasja mbyll dyert e dy familjeve në fshatin shqiptar, ikin gratë

704

Më 1 tetor, Sali Dakuci vrau vëllanë dhe nipin, e më pas e tërhoqi këmbëzën e armës nga vetja.

MÖBEL THEMA

Ngjarja e rëndë në Xibër të Klosit (Dibër) tronditi mbarë opinionin publik.

Kujtim Dakuci dhe i biri 20 vjeç Flogerti u varrosën në Tiranë. Tashmë kanë mbetur të vetme, gruaja dhe vajza e Kujtimit. Ndërsa autorin e krimit, e varrosën në fshatin e tij.

Por sot, më 5 tetor në dy shtëpitë e vëllezërve Dakuci nuk banon më askush…

Në moshë të thyer dhe i sëmurë, Liman Dakuci, babai i dy vëllezërve të vrarë ka vendosur të shkojnë te vajza e tij, që është e martuar në këtë Njësi Administrative.

Ndërkohë, bashkëshortja e autorit të krimit, Sali Dakucit, është kthyer te prindërit e saj, ashtu si dhe kunata e saj, e cila është zhvendosur tek prindërit në Tiranë./mapo/

Comments