Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

113

Vetëm 35 për qind e qytetarëve të punësuar në vend marrin pagë mbi mesataren e cila tani arrin në 28,721 denarë. Enti Shtetëror i Statistikës që nga fillimi i vitit, ka vërejtur rritje konstante të pagës mesatare, e cila më së shumti ka të bëjë me rritjen e pagave në industrinë IT dhe farmacinë. Por, sipas të dhënave, të punësuarit në një numër të madh të veprimtarive marrin paga nën mesatare. Industria e tekstilit dhe lëkurës vazhdon të jetë me pagat më të ulëta, të cilat mesatarisht janë 17,570 denarë, pas tyre janë pagat në restorante, kafene dhe veprimtari të tjera të lidhura me ushqimin ku të ardhurat mujore lëvizin në rreth 18,780 denarë. Pagat e të punësuarve në arsim, art apo në prodhimin e produkteve ushqimore lëvizin nga 20 deri në 27 mijë denarë.

Enti Shtetëror i Statistikës:

-Prodhimi i rrobave dhe lëkurës – 17.570 denarë

-Veprimtari për përgatitjen e racioneve dhe shërbimin e ushqimit – 18.780 denarë

-Agjencitë turistike – 19.058 denarë

-Prodhimi i produkteve ushqimore – 22.481 denarë

Moebel THEMA

-Art, argëtim dhe rekreacion – 26.969 denarë

-Arsim – 27.736 denarë

Në mënyrë që të zvogëlohet dallimi i madh në paga, nevojitet të respektohen kontratat kolektive dhe kontrolle të intensifikuara nga inspektoratet, bëjnë të ditur nga Lidhja e sindikatave.

Diferenca e pagave mund të zvogëlohet shumë lehtë duke respektuar kontratat kolektive dhe respektimin e rregullativës ligjore. Nëse marrim si shembull që kemi shumë aktivitete, veçanërisht punëtorët në industrinë e tekstilit që u paguajnë atyre një pagë minimale prej 15.200 denarë dhe i bindin ata se është paga e tyre e përgjithshme dhe në të janë përllogaritur puna e kaluar, puna në ndërrime dhe festa dhe kjo shkakton shfaqjen e kësaj diference e pagave disa marrin më shumë se paga mesatare ose dyfish, e të tjerët 10 mijë denarë nën pagën mesatare”, tha Sllobodan Trendafillov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Paga mesatare në industrinë e IT arrin 72 mijë denarë, ndërsa pagat në farmaci rreth 50 mijë denarë. Sipas statistikave për tre muajt e parë në vend ka pasur rreth 790 mijë të punësuar, nga të cilët 300 mijë kanë marrë pagë mesatare ose mbi mesataren.

Andrea Çobanova

Comments