Vetëvendosje ankohet në PZAP për mos-certifikimin e kandidatëve të saj për deputetë

79

Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Kjo është konfirmuar nga vet Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan lajmi.net.

VV e ka dorëzuar në fund të afatit këtë ankesë teksa PZAP ka afat 72 orë për të shqyrtuar dhe për të marrë vendim për këto ankesa.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Para VV-së, në PZAP janë ankuar edhe Nisma Socialdemokrate, AAK dhe parti të tjera.

Ankesa ka të bëj me mos-certifikimin e kandidatëve për deputetë pasi që të njëjtit kanë pasur një dënim të formës së prerë nga gjykata në tre vitet e fundit.

Në mesin e kandidatëve që nuk janë certifikuar është edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. /Lajmi.net/

Comments