

Shkëndija e Tetovës po luan në fushën e saj ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League kundër Nomme Kalju, shkruan Syri.net.
Në minutën e pestë zhbllokohet rezultati. Pas një goditje këndi, Ugge përfiton nga dalja e gabuar e portierit të Shkëndijës, Zahov, dhe me kokë nuk e ka të vështirë të shënojë.
Skuadra estoneze kalon në avantazh në Shkup, teksa barazon rezultatin e përgjithshëm 1-1, pasi takimi i parë u fitua 1-0 nga tetovarët.