Virusi korona tek mjekja, 193 persona vendosen në izolim shtëpiak

472

193 persona janë vendosur në izolim shtëpiak për shkak të virusit korona. Numri kaq i lartë dhe i menjëhershëm izolimi është rezultat i pacientes së katërt të prekur nga koronavirusi, drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të lëkurës. Mes personave të izoluar janë 103 persona të cilët kanë marrë pjesë në konferencën e dermatovenerologëve, 64 persona janë personel mjekësor nga Klinika për sëmundje dermatologjike, 11 pacientë që kanë qenë të shtrirë në klinikë dhe 13 pacientë të tjerë që kanë pranuar terapi ditore. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se Klinika për sëmundje të lëkurës është mbyllur, ndërsa paralajmëroi shkarkimin e drejtores.

Kjo që ndodhi sot është vërtet zhgënjyese. Do të merren masa për drejtoreshën, tashmë është periudhë parazgjedhore, nuk mund të bëhen shkarkime dhe emërime, megjithatë në mundësinë e parë të ardhshme ajo do të shkarkohet nga funksioni, ndërkohë që e gjithë klinika do të mbyllet për 14 ditë. Po e përsëris, përgjegjësi do të ketë për secilin që nuk do ti përmbahet rekomandimeve të Qeverisë. Të gjithë janë kontaktuar me telefon, një pjesë e tyre edhe me intervistë tashmë të realizuar nga ana e epidemiologëve dhe ndaj gjithë atyre poashtu është caktuar masa e izolimit shtëpiak. Mes mysafirëve ka pasur edhe 3 persona nga Greqia”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

MÖBEL THEMA

Gjithashtu, Filipçe bëri të ditur se për momentin janë duke u testuar edhe 8 pacientë të tjera me simptoma të virusit në fjalë.

Në këto momente, po testohen edhe 8 pacientë në Klinikën për sëmundje infektive. Një pacient me simptoma i cili më 26 shkurt ka qëndruar në Bullgari bashkë me bashjkëshorten e tij, kanë shfaqur simptoma të gripit dhe në këto momente po testohen. Pastaj një udhëtar nga Singapori, shtetas i yni i cili para tre ditësh është kthyer në vend, katër persona të tjerë familjarë të çiftit bashkëshortor nga Dibra dhe një pacient nga Gjevgjelia për të cilin është dërguar materiali dhe priten rezultatet nga epidemiologët, menjëherë sa të arrijnë rezultatet do ta njoftojmë opinionin”-pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se gjendja shëndetësore e çiftit bashkëshortor nga Dibra poashtu të infektuar nga virusi korona është stabile. Ndërkohë, gjendja e pacientes së parë me këtë virus është plotësisht e stabilizuar. Nesër bëhet testi kontrollues dhe do të vendoset nëse e njëjta do të lëshohet në shtëpi.

 

Melihate Rustemi                 

Comments