Ylli i Kosovës preket nga koronavirusi

471

Futbollisti i Hannover, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirus.

Talenti i cili së fundmi zgjodhi Kosovën U-21, është prekur nga koronavirusi.

Fillimisht, dy bashkëlojtarët e Mustafës rezultuan pozitiv dhe pas testeve të bëra të shtunën, ka dalë që edhe vet ai është infektuar nga COVID-19, përcjell lajmi.net.

Tani ai do të izolohet për 14 ditë në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken dhe gjendja e tij raportohet të jetë stabile.

Mustafa është grumbulluar me Kosovën U-21, ndërsa ka bërë hap të madh duke u futur në ekipin e parë të Hannover në Bundesliga 2 këtë sezon.

Kjo është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.. /Lajmi.net/

Comments