ZAEV: Regjistrimin e anuluam pasi ashtu kërkuan Mickoski dhe opozita

337

Regjistrimin e kemi anuluar pasi Mickoski dhe opozita kërkuan të anulohet disa muaj para pandemisë dhe e bëmë këtë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në deklaratën e shpërndarë në profilin e tij në Fejsbuk.

Prilli i vitit 2021 është data kur do të zbatohet regjistrimi, thekson Zaevi.

Sipas tij, regjistrimi dhe rezultatet aspak nuk ndikojnë në Kushtetutën, Marrëveshjen kornizë apo ngjashëm.

Përgjegjësia të dilet në regjistrim ka secili qytetar, konsideron tutje numri një i qeverisë.

“Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak të zhvillimit të ekuilibruar, parametrave ekonomik, statistikave që na duhen për vendin. Ka rregulla Eurostati dhe duhet t’i respektojmë deri në fund. Prilli i vitit 2021 është muaji i realizimit të regjistrimit”, thekson Zaevi.

Comments