Zaev: Të mësojmë nga kritikat e presidentit Pendarovski

70

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Shtipi ka komentuar marrëdhëniet e ekzekutivit me Presidencën, shkruan Alsat. Zaev tha se presidenti Stevo Pendarovski “po e kryen shkëlqyeshëm” detyrën e tij.

Moebel THEMA

“Nuk lejoj analiza të thella të intervistave me Presidentin. Funksioni i tij është të jetë korrigjues. Atë çfarë ai e deklaron unë e ndiej që janë për qëllime të mira. Për të mësuar nga dobësitë dhe për t’u përmirësuar. Ai është presidenti i të gjithë qytetarëve, po e kryen shkëlqyeshëm funksionin e tij dhe është korrektuesi ynë, i politikanëve. Nuk do të na bjerë kurora nga kokat tona nëse ai dërgon kritika, përkundrazi, duhet të mësojmë nga kritikat, tha Zaev.

Comments