Zaev thotë se populli pret zbatimin praktik të ligjeve, ndërsa Mickoski thotë se Zaevi është i përfshirë në rastin “Haraçi”

156

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hrisitijan Mickoski sot u përballen në duelin e parë televiziv në “Kanal5”, ku debatuan për “bombat” dhe rastin “Haraçi”.

Zaev gjatë debatit tha se “bomba” e publikuara nga deputeti Antonio Milloshoski ishin nga një takim ku flitej se pse ishte e rëndësishme të miratohej Ligji për Prokurorinë Publike.

Zaev tha se nuk e din saktë se nga cili takim janë inçizuar “bombat”, sepse kishte pasur shumë takime.

Zaev tha se Ligji për Prokurorinë publike u përshëndet edhe nga BE, bashkësia ndërkombëtare dhe shumë ekspert. Ndërsa akuzoi edhe OBRM-PDUKM-në për siç tha “atyre nuk iu interesonte miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike”.

MÖBEL THEMA

“Në një vend demokratik, duhet të bëhet një dallim i qartë midis pushtetit ekzekutiv, parlamentar dhe gjyqësorë. Ekzekutivi ka hartuar vendimet, Kuvendi i miratoi, tani populli pret zbatimin praktik të ligjeve, përfshirë ligjin e Prokurorisë Publike. Ajo që ishte e rëndësishme ishte dërgimi i një mesazhi që nuk duhet të lejohen të vjetrohen lëndët, se ato nuk duhet të mbahen në sirtar dhe që të kthehen nga fillimi”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqeodoni.

Ndërsa Hristijan Mickoski për “bombat” e Milloshoskit tha se nuk ka asnjë informacion se kush i kishte inçizuar.

Mickoski gjithashtu theksoi se përveç kësaj, ne dëgjojmë Zaevin duke thirrur dhe duke folur në telefon për atë se çfarë të bëjë gjyqësori.

“Këtë nuk e keni tek unë, nuk mund të dëgjoni diçka të tillë”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu tha se atë që e ka thënë Zaevi për rastin “Haraçi” tregon se është i kapur./Telegrafi/

Comments