Zbulohet emri i lojtarit të Barcelonës i infektuar me coronavirus
Barcelona ka konfirmuar tashmë zyrtarisht se lojtari i infektuar me coronavirus është mbrojtësi Jean-Clair Todibo.
Gjatë ditës u bë lajm sensacional konfirmimi i infektimit të një anëtari të skuadrës së parë të Barcelonës.Megjithatë, nuk kishte të thëna të mjaftueshme rreth lojtarit të infektuar me Covid-19 dhe i gjithë spektri sportiv ishte skeptik ta dinte këtë.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe Barcelona, së bashku me vet lojtarin kanë konfirmuar emrin e të infektuarit.
“Shpresojmë të rikuperoheni së shpejti dhe t’ju shohim përsëri në fushë! Biceps fleksibël”.
“Todibo raporton se ai ka testuar pozitiv për Covid-19”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Mbrojtësi ishte kthyer te Barca për stërvitje para-sezonale pas përfundimit të huazimit të tij në Schalke, por nuk është pjesë e skuadrës së tyre për ndeshjet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/