Zbulohet misteri i shenjës me gishtërinj e Kadri Veselit

620

Me liderin e PDK-së, Kadri Veselin, u morën shumë njerëz në rrjetet sociale, pasi që shpesh është parë, duke bërë një shenjë me dorë në tubimet e shumta dhe në daljet televizive.

Disa, madje gjatë një debati televiziv e kishin krahasuar edhe me Spidermanin gjatë një debati televiziv me analistë.

Por, e vërteta duket se është krejt ndryshe.

Veseli me sa shihet nga fotografitë publike e ka shprehi të veten këtë shenjë, të cilën e praktikon shumë shpesh.

Po ashtu, kjo është një shenjë shumë e përhapur në mesin e të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka domethënien “I Love You”.

Kudo në botë njihet me akronimin “ILY” dhe është një simbol nga gjuha e shenjave amerikane, që nënkupton shprehje joformale të ndjenjave pozitive, duke filluar nga respekti i përgjithshëm deri te dashuria për pranuesin e shenjës.

Lexoni sqarimin: https://en.wikipedia.org/wiki/ILY_sign

MÖBEL THEMA

Si simbol pozitiv thuhet se ka “lindur” ne mesin e nxënësve të shkollës së shurdhër, duke përdorur gjuhën e shenjave amerikane, për të krijuar një shenjë nga një kombinim i shenjave për shkronjat I, L dhe Y (I Love You).

Në fotografitë e mëposhtme mund ta shihni sa shpesh e ka përdorur Veseli këtë shenjë: ILY sign – WikipediaThe ILY is a sign from American Sign Language which, as a gesture, has moved into the mainstream. Seen primarily in the United States and other Americanized countries, the sign originated among deaf schoolchildren using American Sign Language to create a sign from a combination of the signs for the….en.wikipedia.org

Comments