Zendeli: Besa nuk do ta votojë ligjin për PP
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka deklaruar se Lëvizja Besa nuk do e përkrah ligjin për Prokurorinë Publike. Siç thotë ai, ata nuk janë konsultuar për versionin e fundit të ligjit i cili në mëngjes arriti në Kuvend.
Zendeli tha se nuk do ta votojnë këtë ligj sepse është ndryshe nga versioni i cili u morën vesh dhe i cili ishte në procedurë parlamentare para se të dërgohet për procedurë të shkurtuar.