Zidane e ka ndarë mendjen, e zbulojnë në Madrid

63

Zinedine Zidane ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Real Madrid, por duket sikur nuk ka ndërmend ta zbatojë deri në fund akordin e arritur me presidentin Florentino Perez.

Francezi ka fituar si futbollist (6 trofe) dhe trajner (11 trofe) te “Los Blancos”. Nga Spanja raportojnë se 48-vjeçari do të mbyllë bashkëpunimin me Realin në fund të sezonit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Telemadrid.es thekson se Zidane ka vendosur të nisë një aventurë të re në verë. Emri i tij është përfolur si trajneri i ri i Juventusit dhe kombëtares franceze.

Opisoni i parë është më i mundur. Bardhezinjtë nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit Andrea Pirlo dhe Zidane është një nga të preferuarit e presidentit Agnelli.

Comments