Zjarri në Tetovë, një person lufton për jetën

470

Një 24 vjeçar nga Tetova është në rrezik për jetën dhe me djegie 100% të sipërfaqes së trupit si pasojë e zjarrit që kaploi banesën në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë. I riu ka jetuar i vetëm në banesën e cila ka marrë flakë, ndërkaq si pasojë e lëndimeve serioze ai është dërguar menjëherë në Qendrën Urgjente në Shkup. Dymbëdhjetë persona të tjerë banorë të ndërtesës kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Personi me iniciale A.S është sjellë rreth orës 12.30 pranë Qendrës urgjente kirurgjike, me djegie 100% të sipërfaqes së trupit dhe për momentin është në gjendje kritike dhe brenda rrezikut për jetë. Për momentin ndodhet në njësinë për mjekim intensiv pranë Klinikës për Anestezion, Reanimacion dhe kujdes intensive”-thonë nga Qendra Urgjente, Shkup.

 Ora ishte rreth 11.45 minuta kur u paraqitën rastet e para të cilët kërkonin ndihmë nga rasti i ndodhur.  Shenjat e para ishin shenja paniku tek pacientët, nuk ishin shenja klinike internistike që do ju duhej një tretman specifik. Shenjat e para ishin edhe ndotje e fytyrës, panik te pacientët etj”tha -Vullnet Ameti, Mjek i Spitalit të Tetovës.

MÖBEL THEMA

Zjarrfikësit dyshojnë se zjarri është shkaktuar nga një bombolë gazi, megjithëse një gjë e tillë nuk konfirmohet në raportin e Policisë.

Zjarri kishte kapluar banesën e katit të tretë. U shpërndamë në dy anët e ndërtesës, njëra ekip veçmë punonte në lokalizimin e zjarrit të shpërthyer. Zjarri kishte shpërthyer nga një bombolë gazi ku e gjithë banesa me gjithë mobiljet dhe pajisjet brenda ishte kapluar nga zjarri. Arritëm që të lokalizojmë zjarrin, por më e rëndësishme ishte të evakuojmë banorët”-tha Uka Aliti, Brigada e zjarrfikësve Tetovë.  

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë njoftojnë se Prokurori i kompetent Publik së bashku me Ekipin e Policisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit, me qëllim që të mësohet shkaku i cili solli këtë fatkeqësi.

Vjollca Aliti                                                          

Comments