Zlatan Ibrahimoviq do të mungojë kundër Liverpoolit
Milani do të luajë nesër ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve pas tetë viteve mungesë.
Rossonerët do të përballen me Liverpoolin në kuadër të grupit G, nesër me fillim nga ora 20:45.
Por, Milani do tw ketë një mungesë të rëndësishme për lojën e nesërme.
Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit.
Sipas Fabrizio Romano, sulmuesi suedez do të jetë jashtë për shkak të një dëmtimi, transmeton Klankosova.tv.