10 gjëra për të cilat do të pendoheni vite më vonë

356
1

Moebel THEMA

“Ah sikur….” Këto dy fjalë krijojnë frazën më të dëshpëruar dhe ndjesinë e pendimit në jetë. Në vazhdim po ju paraqesim 10 gjërat që ju japin ndjenjën e pendimit.

  1. Të maskoheni për t’iu lënë përshtypje të tjerëve

Nëse fytyra juaj është gjithmonë e maskuar për njerëzit tjerë, ndonjë itë do të zbulohet. Nëse kaloni shumë kohë duke i impresionuar të tjerët ju do të harroni të jeni vetvetja. Andaj, mos u frikësoni nga gjykimet e të tjerëve – ju duhet ta njihni veten dhe ta pranoni ashtu siç jeni. Nuk duhet të jeni i përkryer për t’i lënë përshtypje ndokujt. Lëreni që të tjerët të magjepsen nga ju me anë të joperfeksionizmit tuaj.

  1. Të lejoni ndokush tjetër të krijojë ëndërrat tuaja

Sfida më e madhe në jetë është të zbuloni se kush jeni, dhe sfida e dytë është të jeni i lumtur me këtë zgjedhje. Duhet të jeni i vërtetë në qëllimet dhe ëndërrat tuaja. A keni njerëz që nuk pajtohen me ju? E pra, shumë mirë. Kjo nënkupton se keni filluar rrugëtimin tuaj dhe se qëndroni në këmbë duke i mbrojtur syynimet tuaja.

  1. Mbajtja e një shoqërie negative

Mos lejoni që ndokush të ju imponojë një qëndrim dhe sjellje të keqe. Mos lejoni që fare të afroheni me persona të tillë. Zgjedhja e shoqërisë është një zgjedhje e juaja dhe jo një obligim, atëherë ju mund të zgjedhni të jeni i rrethuar në një miqësi ju ofron zemërgjërësi, durim, në vend të inatit dhe shqetësimit.

  1. Të qenurit egoist

Jeta e mbushur me gjëra të mira dhe një karakter të fortë është diçka madhështore. Personat që i keni inspiruar dhe i keni bërë të ndjehen mirë do të ju ktojnë përgjatë tërë jetës. Andaj, mos u bëni egoist, ndihmoni të tjerët që të buzëqeshin së bashku me ju.

  1. Të shmangni ndryshimin dhe rritjen

Nëse dëshironi të dini të kaluarën, thejshtë shikoni në të tashmen tuaj. Nëse dëshironi të dini të ardhmen, shihni thjeshtë përmes së tashmes suaj. Duhet t’i leni gjërat e vjetra të kalojnë që t’u krijoni hapësirë gjërave të reja në jetë. Nëse pozicionoheni në gjëra të reja dhe rritjen e suksesit tuaj, nuk keni vend më të ktheheni pas.

  1. Të dorëzoheni në vështirësi

Nuk ka humbje, vetëm rezultate. Fokusoheni në gjërat që mundeni dhe vazhdoni mëtutje. Mos ngecni aty ku ju paraqitet ndonjë pengesë apo vështirësi, vazhdoni një hap para dhe do të fitoni synimin tuaj padyshim. Është një proces që kërkon hapa të vegjël veprimi, zgjidhjeje ndërsa me krijimin e tyre arrihet një triumf i madh.

  1. Të tentoni të menaxhoni çdo detaj të vogël

Jeta duhet të ndjehet. Ndonjëherë duhet të relaksoheni dhe mos ti kushtoni shumë rëndësi detajeve mikro-menaxhuese. Jeta është shumë e bukur, shfrytëzojeni duke ndërlidhur çdo gjë që ka të bëjë me të, mos u lodhni duke u marrë me detaje që ndoshta nuk mund t’i lidhni asnjëherë, lejoni vetes ta jetoni jetën sa më mirë.

  1. Të pozicionoheni më pak nga sa e meritoni

Bëhuni mjaftueshëm të fortë t’i leni gjërat e këqija të tejkalojnë dhe prisni për gjërat që vërtetë i meritoni. Ndonjëherë duhet të rrëzoheni aq poshtë në mënyrë që të ngriteni më pas shumë lartë. Nndonjëherë, është e nevojshme të fshini lotët dhe të shihni për mundësi të reja para jush dhe vizion të qartë.

  1. Të prisni me padurim për të nesërmen

Problemi është se ju mendoni që keni më shumë kohë se sa bëni. Por, një ditë do të zgjoheni dhe ndoshta nuk do të keni më kohë të punoni rreth gjërave që gjithmonë i keni dashur. Dhe deri në atë moment ju ose do të keni arritur të vendosni qëllimet tuaja për veten, ose thjeshtë do të keni një listë të arsyetimeve pse nuk i keni bërë deri tani.

  1. Të qenurit dembel dhe shkel e shko

Bota nuk ju ka borxh asgjë, ndërsa ju i keni borxh diçka botës. Prandaj, ndaloni së ëndërruari dhe filloni të veproni. Merrni përgjegjësitë për jetën tuaj – mbani kontroll për ta. Ju jeni i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Është shumë vonë të prisni ndokënd për të bërë diçka një ditë./femra.net

Comments