10 persona me koronavirus në Shqipëri, 18 të tjerë në pritje të analizave

542

Në mbledhjen e sotme të qeverisë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se janë edhe 18 raste analizash në proces, për të cilat po priten rezultatet.

Ajo shtoi se deri më tani janë testuar 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 kanë rezultuar si pozitiv.

“Deri më tani janë testuar në ISHP, në laboratorin e virologjisë, 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 janë të konfirmuara si pozitiv.

Siç e dini bëhet fjalë për 2 të sëmurët e parë, si dhe 6 persona të tjera si kontakte të ngushta ose rreth i tyre i afër, si dhe 2 raste të tjera të pa lidhura me këto raste. Ata janë në ndjekje në shërbimin infektiv. Ka në proces edhe 18 analiza të tjera, pritet të dalin rezultatet e tyre, duke thënë këtu se është bërë një punë kapilare nga Urgjenca Kombëtare”, tha Manastirliu.

Comments